Në momentin e arrestimit, autori Violand Bracellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.
Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk renkonte. Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.
Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.
Kujtojmë se Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ Enea Mekolli 34 vjeç, mbeti i vrarë ndërsa kolegu i tij Edison Adri 36 vjeç u plagos si pasojë e shkëmbimi zjarri në një stan në Lozhan të Maliqit. Autor është Violand Braçellari 43 vjeç, i shpallur në kërkim e i dënuar në mungesë me 10 vite burg për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’.
Braçellari fshihej në stan ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkoi për ta arrestuar. Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër. Ky i fundit është dërguar me helikopter të ushtrisë drejt Traumës me plagë në pjesën e nofullës.
