Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi në Shkozë, teksa autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në konflikt me vëllanë e tij, pra burrin e viktimës.

Mësohet se autori i krimit të dyfishtë, 43-vjeçari është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit, e një orë më pas ai është futur në dhomën e gjumit ku flinte kunata dhe e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur.

Nëna e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë dhe në korridor ka parë të birin ku i ka thënë vetëm dy fjalë: E vrava. E ëma e autorit dëshmon se i biri ka dalë në oborr ku ka dëgjuar të shtënën tjetër me të cilën ai qëlloi veten me kokë duke u vetëvrarë.

E ëma e Roland Sinanit ka zgjuar të shoqin, ky i fundit pasi ka parë tmerrin në shtëpinë e tij, ka dalë dhe armën që i biri vrau nusen e shtëpisë dhe me pas vetën e ka fshehur pas banesës. Ndërkohë burri i viktimës ka qenë në punë si taksist, teksa e ndjera kujdesej për burrin, prindërit e tij dhe kunatin i cili e vrau në dhomën e gjumit.