Kreu i Dhomës së Avokatisë së kryeqytetit shprehet i shqetësuar për gjobitjen e avokatëve, që sipas tij po diskriminohen. Dhoma e Avokatisë paralajmëron se do të thërrasë mbledhje urgjente për këtë situatë e po ashtu, me nisjen e sezonit gjyqësor në shtator, do të bëhen gati për bojkotime.

Po vërejmë që po gjobiten pa të drejtë, sepse atyre u duhet të zgjedhin ku po shkojnë. Avokatët presin me orë të tëra për shkak të backlogut e në këtë mënyrë atyre u ikin oraret e gjykimeve. Avokatët po na njoftojnë me shqetësim për këtë situatë”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Klodian Skënderaj.

Vetëm për Tiranën janë gjobitur 40 avokatë. Në rang vendi, numri i avokatëve të gjobitur është më i lartë./ Top Channel