Avokati i Popullit ka zhvilluar një inspektim në burgun e Reçit, ku ka vlerësuar kushtet e këtij institucioni.

Në një deklaratë pas inspektimit, Endri Shabani, u shpreh se burgu i Reçit është një prej institucioneve të vuajtjes së dënimit me kushte më të mira, krahasuar me disa institucione të tjera për të cilat është kërkuar mbyllja për shkak të kushteve degraduese.

“Ky është një nga institucionet e vuajtjes së dënimit që është në kushte më të mira krahasuar me ato institucione që ne kemi kërkuar të mbyllen për shkak të kushteve degraduese në të cilat mbahen të burgosurit”, deklaroi Shabani.

Ai bëri të ditur se grupi i inspektimit vijon punën brenda institucionit, ndërsa theksoi se edhe në një burg relativisht të ri mbeten disa problematika që kërkojnë ndërhyrje.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me aksesin dhe marrjen e kujdesit shëndetësor nga personat e dënuar.

Top Channel