PS dhe PD nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Mësohet se Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi, sipas së cilës opozita do i sugjeronte mazhorancës 6 emra, prej të cilëve shumica zgjedh 3. Më pas, nga 3 emrat e mbetur, opozita zgjedh vetëm një emër të cilin ia propozon seancës plenare për votim.
Siç sqarojnë burimet, PS pritet që të hedhë për votim në seancë plenare të gjithë listën e kandidatëve që kanë marrë 28 firma dhe jo vetëm një kandidat siç propozon PD. Zgjedhja e Avokatit të Popullit pritet të futet në rend ditë në seancën plenare të 11 dhjetorit, kur pritet miratimi nen për nen i buxhetit 2026.
Burime bëjnë me dije se kandidati Endri Shabani pritet të marrë mbështetjen e PS në parlament më 11 dhjetor për tu zgjedhur avokati i ri i popullit. Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.



