Avokati i njohur Romeo Kara ka marrë pjesë në protestën e 18-të mbarëkombëtare, ku ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke e cilësuar tubimin si një zë të qytetarëve të papërfaqësuar.
“Nuk ka gjë më fituese se një ide që i ka ardhur koha”, deklaroi Kara, duke shtuar se protesta përfaqëson njerëzit e braktisur, të parespektuar dhe, sipas tij, të dëmtuar nga lidhjet mes krimit dhe politikës.
Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen rreth “frymës së dinjitetit dhe Shqipërisë së lirë”, ndërsa u shpreh optimist për rezultatin e lëvizjes.
“Duhet të na bashkojë fryma e dinjitetit dhe Shqipërisë së lirë. Po shkruani të ardhmen dhe pas pak ditësh do t’ia ndjeni shijen fitores”, u shpreh avokati para protestuesve të mbledhur në kryeqytet.
