papa 2Kisha katolike ka zbardhur axhendën e viztës 1-ditore që papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë më 21 shtator.


Papa do të niset nga Roma në orën 07:30 dhe në orën 09:00 do të pritet në aeroport nga kryeministri Edi Rama.


Imzot Rrok Mirdita, i cili vizitën e Papës e konsideroi shumë të rëndësishme për besimtarët katolikë, bëri të ditur se axhenda e Atit të Shenjtë parashikon fillimisht një pritje në Kryeministri dhe në orën 10:00 në Presidencë.


Pas pritjes në Presidencë, Papa do të mbajë një fjalim, ndërsa në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” Papa Françesk do të mbajë meshën e shenjtë.


Në orën 13:30 Papa Françesku do të ketë një drekë me ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza” në orën 20:00.


31 korrik 2014 (gazeta-Shqip.com)