Partia Demokratike ka vendosur të mbajë Kuvendin e saj Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00, sipas vendimit të bërë publik nga zyra qendrore e partisë.

Ky Kuvend do të diskutojë situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Një pjesë e rëndësishme e axhendës do të jetë përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së dhe prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet përkatëse të punës.

Po ashtu, do të trajtohen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë. Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Nr. 207 prot. date 27.04.2026 Vendim nr. 113 i Kryesise Per thirrjen e Kuvendit Kombetar te PDSH