Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka kryer homazhe ditën e sotme në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 25 janarit. 

Baba Mondi vlerësoi figurën e Kryepeshkopit Janullatos dhe e cilësoi atë si një personalitet të Kishës Ortodokse shqiptare.

Kryegjyshi i Bektashinjve u shpreh se Fortlumturia e tij largohet nga kjo jetë me një vepër që i ka lënë Kishës Ortodokse dhe shqiptarëve.

“Ishte personalitet i Kishës Ortodokse shqiptare. Ka qenë njeri që ka bashkëpunuar me komunitetet fetare dhe mua personalisht.

Më vjen keq që çdo njeri largohet nga kjo botë, por ai largohet me një vepër që i ka lënë pas Kishës Ortodokse shqiptare, por edhe shqiptarëve. Ngushëllime Kishës Ortodokse, zoti e pastë në parajsat e veta.”, tha Baba Mondi për mediat.