Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare u dërgua e pajetë në spital.
Mësohet se adoleshentja me iniciale E. M., nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo”, është gjetur pa shenja jete nga i ati dhe është transportuar për në spital. Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites, pasi vajza ishte kthyer nga shkolla dhe sapo ka nisur një hetim për rrethanat. Mësuesit e përshkruajnë 17-vjeçaren si vajzë të qetë me shoqëri të kufizuar, por me rezultate të mira në shkollë. Nga ana tjetër, askush nuk kishte vënë re sjellje shqetësuese të saj më parë.
“Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë”, njofton policia.



