Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku 24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, u vra nga babai i saj.
Sipas informacioneve të shkëmbyera me autoritet gjermane, është mësuar se e reja ka bërë denoncim për familjarët e saj në janar të 2024. Ajo ka denoncuar nënën dhe babain pasi sipas saj dhunonin pasi nuk ishin dakord me jetën e saj sepse nuk respektonte rregullat e fesë islame.
Gjithashtu ka rezultuar që dokumentet greke që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë të falsifikuara. Dyshimet janë së Faddi Alwan ka ikur në Liban. Tashmë pista kryesore e policisë është që Faddi Alwan, 49 vjeç, e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë.
Interpol Shqipëria po punon për partnerët për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe ekstradimin drejt vendit tonë. Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24-vjeçarja.