Aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë shokoi mbarë opinionin publik, teksa Ajas Sulejmani përplasi me makinën e tij në vijat e bardha çiftin Konomi së bashku me fëmijën e tyre 3-muajsh.

Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se ata kanë dalë nga reanimacioni dhe janë në gjendje të stabilizuar. Në dhomë u është bashkuar dhe foshnja e tyre, i cili fatmirësisht shpëtoi vetëm me një gërvishtje në fytyrë.

Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.