Një shqiptar që i mori jetën vajzës dhe dhëndrit të tij, në një vrasje të dyshuar për çështje nderi, është shpallur fajtor nga gjykata. Mail Australia raporton për historinë e Lindita Musait, e cila u vra nga babai i saj Osman Shaptafaj, në prag të vitit të ri 2019.
Ajo po përpiqej të fillonte një jetë të re larg babait të saj kur u gjend përpara një breshëria plumbash së bashku me burrin e saj. 56-vjeçari Shaptafaj, u shpall fajtor për dy vrasjet, pasi u shërua nga plaga e plumbit që kishte në kokë.
Pasi vrau të bijën dhe dhëndrin, Osmani u gjet një bllok më tutje me plagë plumbi në kokë. Një i afërm i familjes duke folur për Mail Online është shprehur se nëna e vajzës kishte rreth 8 vite që ishte larguar nga shtëpia. Më tej, Osmani u përpoq që të kontrollonte jetën e vajzës pasi ajo i kishte dalë kundër dhe kishte nisur jetën larg tij.
“Me të vërtetë më bën të ndihem keq… të them të drejtën. Lindita dhe Vetoni ishin perfektë, absolutisht perfekt,” tha ai.