Një i ri ka folur nga protesta duke ndarë një histori personale, për të shpjeguar arsyet pse ai proteston. Ai tha se babait të tij, i cili ka punuar më parë si infermier, i ka vdekur pacienti në ambulancë vetëm sepse nuk kishin oksigjen. Ai e cilësoi këtë ngjarje të turpshme, teksa iu drejtua me një mesazh dhe kryeministrit Edi Rama.

“Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim. I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve.”– tha ai.