Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Shkallë, ku një banesë është shkrumbuar plotësisht pasi zjarri.
Behar Musa, pronari i banesës, ka folur për Top Channel, duke treguar se ishte shtëpia ku banonin 10 persona. Ai tregoi se ndodheshin të gjithë brenda, por nuk e dinë se si nisi zjarri.
“Këtu jetojmë 10 frymë. Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet. Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë”, u shpreh kryefamiljari, Behar Musta.



