Familja e 38-vjeçarit Orgel Fusha, i cili ndodhet në Spanjë prej 6 muajsh, ka shprehur shqetësime serioze për jetën e tij, pas një mesazhi alarmant që ai dyshohet se iu ka dërguar. Në mesazhin e tij, i dërguar para 8 ditësh, Fusha shkruan: “Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë.”
Ky mesazh ka ngritur dyshime në familjen e tij, e cila beson se ai mund të jetë në rrezik, madje edhe të jetë vrarë. Ata kanë bërë thirrje për ndihmë nga shokët e tij, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë informacion rreth fatit të Orgel Fushës të kontaktojë dhe të ndajë të vërtetën.
Familja është në pritje të një informacioni të qartë mbi situatën e tij dhe po shpreson për një përgjigje pozitive.


