Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përfshirjen e personave që ai i cilëson si zjarrvënës pranë selisë së Partisë Socialiste.
“O Saaaaali prapë i solle zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste?! Po ti je shumë i lexueshëm, or plak maskara!”, shkruan Balla.
Në reagimin e tij, Balla ngre gjithashtu akuza për mbajtjen e sasive të benzinës në selinë e PD-së, të njohur si SHQUP, duke pretenduar se aty përgatiten molotovët.
“E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. TURP!”, përfundon reagimin e tij Balla.
