Berisha ka mbajtur një qendrim të ashpër në Kuvend, teksa ka replikuar me Ballën.

“Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit. Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.
Ky është realiteti. Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike. Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua. Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë. Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm. Por e themi këtu, kurrë më. Kurrë më. Hiqeni nga mendja!” tha Berisha.