Taulant Balla nuk ka e ka kursyer një koment edhe për protestën e sotme, ashtu si pas çdo foltoreje që PD mbante para kryeministrisë.
Në reagimin e sotme, Balla ka shpërndarë një foto ku shihen zjarri i krijuar nga bombat molotov të hedhura para kryeministrisë. Këtë herë Balla ka harruar “krushqit”, term me të cilëve u referohej protestuesve të PD më herët, dhe ka shkruar një mesazh për Berishën.
“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”- shkruan Balla.
Protesta e Partisë Demokratike zgjati rreth dy orë dhe në përgjithësi ishte e qetë, përveç një momenti kur u hodhën bomba molotv drejt godinës së kryeministrisë, por që u neutralizua shpejt.




