Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kërkuar që të mbyllen diskutimet në seancën e sotme në Kuvend dhe të vijohet votimi për projektligjet.

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga opozita, e cila kundërshtoi me reagime në Kuvend.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, hodhi në votim kërkesën, e cila u votua me shumicë dërrmuese.

Më pas kaluan në procesin e votimit, teksa kreu i demokratëve Sali Berisha, nuk u largua nga foltorja.

Pavarësisht mikrofonit të fikur, dhe zhurmave kundërshtuese të opozitës, Berisha refuzoi të largohej nga foltorja.