Kryetari i Grupit Parlamentar të PS,Taulant Balla gjatë replikës së tij në seancën plenare, deklaroi se protestuesit jashtë Kuvendit kërkojnë burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe u bëri thirrje demokratëve ta mbështesin këtë kërkesë.

“Ju vuani nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë: ‘Saliu në burg’. Plotësojeni kërkesën e protestuesve. Çojeni Saliun në burg”, u shpreh Balla.

Balla: Faleminderit, Z. Kryetar, në replikë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sot në fakt, meqë folët për frikë, hera e parë në histori që ti ke ardhur para meje në seancë. S’kishte ndodhur ndonjëherë, sepse gjithmonë vij i pari, por kësaj radhe ma kalove KISHE ARDHUR QË NË 8. Dhe, dhe, të gjeta dhënë kafe me Gonën. Tani, tani, sa i përket pjesës së kostumit: rritu sa të duash, as nuk e mbush, as nuk e kënaq dot kostumin tim. Që të jemi të qartë për këtë pjesë, në të gjitha aspektet e një diskutimi, por është keqardhje, është keqardhja e madhe që kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Partia Demokratike e Vlerave të Mëdha, e përfundon diskutimin dhe— Të dashur qytetarë shqiptarë, kush është dallimi më i madh mes, mes këtij grupi parlamentar dhe këtij grupi parlamentar? Ky grup parlamentar as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 e deri më sot nga sindroma e Stokholmit. Ju vuani nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Do ti, do ti t’ia, do ti t’ia plotësosh, do ti t’ia plotësosh kërkesat protestuesve. “Saliu në burg” thotë protestuesa. Plotësoje, pra, kërkesën e protestuesve. Çoje Saliun në burg. Ja plotëson dot kërkesën. Ja plotëson dot kërkesën. Sa— sa i përket, ta thashë, ta thashë: nuk të fus dot brenda kostumit tim, se nuk më pëlqen. Kështu që, në këtë këndvështrim, z. Kryetar i Kuvendit, meqënëse nuk kishim ndonjë propozim për kalendarin, meqenëse kishte 1 kundër, 1 pro. Atëherë, ju lutem, hidhni në votim kalendarin sipas procedurës.