Klevis Balliu deklaroi në emisionin Breaking në Top News se do të kandidojnë me njerëzit e tyre në të 6 bashkitë, duke sfiduar kështu PS-në dhe mbi të gjitha PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Edhe pse shprehet se PD-ja përfaqësohet nga Berisha, Balliu thekson se kandidatët e tyre do të zgjidhen me primare nga anëtarësia dhe jo me sistemin Basha.

“Ka ikur koha që me anë të zarfeve, e personave që njohin një kunat të zgjidhen kandidatët. Ka ikur koha, ne do të kemi primarje ku kandidatët do t’i zgjedhë anëtarësia me votë. Një vend i mbytur nga pushteti dhe lidhja e pushtetit me krimin e organizuar siç e dimë të gjithë, ato tendera, nga kryetari i PS-së, nga ky kryetari i bashkisë në Lushnjë, e vetëm aty shikohet se sa i kanë vjedhur ato banorë nuk mund t’i votojë ato sërish. Të gjitha janë bashki të forta, se janë qytetarë që janë jetim e sot iu duhet një opozitë e vërtetë, të motivuar për ti dalë përballë nga regjimi Rama-Lul Brava”, tha Balliu.

Më tej ai shtoi akuzat duke theksuar se “ata janë bërë publike nga kompanitë e kunatit, nga 14 kompanitë që ka si lokalet Sofia. Kemi dhe firmën “Shkëlqim 07″ që doli së fundmi, ku kishte qenë vëllai i Agron Kapllanajt e ka fituar tendera. Janë fakte ato, se të më japësh miliona euro dhe si mund të të rrëzoj unë ty nga pushteti”.

“Jemi të hapur për koalicione. Lul Brava i thotë Ramës më njih ti mua si PD, e Rama e do kukullën e vet për këtë. Polica kriminale dikur tani është kthyer në eskortën personale të Lul Bravës. Ne s’jemi kunat opozitë, s’i mund ti besohet Lul Bravës. Ky revolucion është si treni pa frena kush i del përpara ikën, mjerë ai që i del përpara”, theksoi Balliu.