Gjykata e Krimeve Rënda ka lënë në burg 6 nga 7 të arrestuarit të operacionit të drogës, i cili u zhvillua një ditë më parë.
Policia e Shtetit sqaroi dje se gjatë një operacioni të koduar të quajtur “Ballkan”, të zhvilluar në disa shtete janë arrestuar 30 persona, ndërsa 23 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në datat 6 dhe 7 korrik në Shqipëri janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 7 persona. Në pranga kanë rënë shtetasit: Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Nuredin Hazeraj, Lulzim Qorri, Denis Sinametaj dhe Blerim Ukimeraj. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim”
Operacioni ndërkombëtar antidrogë “Ballkan” – Në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim
Deri në këtë fazë të operacionit:
Në Shqipëri janë arrestuar 14 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë;
Në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 janë shpallur në kërkim;
Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 janë në kërkim;
Në Bullgari është arrestuar 1 shtetas;
Në Kosovë 4 persona janë shpallur në kërkim.
Në total janë sekuestruar:
26.6 kg lëndë narkotike Heroinë, nga të cilat 16 kg në Shqipëri
1.8 kg lënë narkotike e llojit Kokainë në Greqi
183.6 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva
33.615 euro në Greqi, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë në Shqipëri
4 armë të ndryshme në Greqi
7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro në Shqipëri
68 aparate celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme kartash telefonike, karta bankare etj.
8 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)