Ish-deputeti socialist Halit Valteri ka bërë një deklaratë të fortë sot në lidhje me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe hetimin e SPAK ndaj saj.
Teksa foli në “Breaking” në Top News, Valteri tha se Balluku duhet të ishte larguar vetë, pasi po kthehet në një barrë për Partinë Socialiste.
“Balluku duhet të kishte ikur vetë. Në momentin që të marrin të pandehur ty dhe bashkëpunëtorët e tu, në momentin që i marrin telefonin dhe gjejnë bisedat që ai i ka mbajtur dhe ia ka dërguar gruas për të të bërë shantazh… diçka që ka nisur mbrapsht do përfundojë mbrapsht. Balluku duhet të kishte ikur, kjo nuk do u pëlqejë shumë personave të PS që i bëjnë furça Ballukut… Ajo po i shton një barrë Edi Ramës dhe PS-së. ja kemi rastin e Veliajt, ai duhet të kthehet në detyrë, të mos rrijë bashkia në kolaps se ashtu është prandaj kërkuam zgjedhje. Ne për Veliajn dhe për askënd nuk bëhemi mburojë. E duam shumë Erionin sepse ai na ka bërë, pro nuk bëhemi mburojë. Tani pse bëhet standard i dyfishtë. Veliaj të kthehet në detyrë nëse Balluku do vijojë të mbajë postin. PS nuk mbron askënd, ky është standardi prandaj Balluku duhet të ikë vetë.”– tha ai.



