Tensionet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë janë përshkallëzuar. Pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë një lidhjeje live në Facebook nga Kuvendi, Berisha tha se ka “zëra” që sugjerojnë se Balluku ka “arratisur” nga vendi,
Berisha: Shko gjeni Agasin, terroristin, pengmarrësin. Shkoni sillni Agasin.
Balliu: Mbylleni gojën
Berisha: Të dashur qytetarë këta po mbrojnë një pengmarrës. Thuhet se lubia ka marrë dhenë, por s’jam i sigurt. Këta janë; vidh dhe ligj! Vidh dhe ligj! E gëzofshi! Me të dyja duart merreni. E gëzofshi atë..Me të dyja duart jua jap! Bashkë me të shoqen biles. Shko silleni Agasin.
