Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër punimet për aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, konkretisht për lotin 5 të këtij segmenti, ku puna vijon intensivisht.
Balluku sqaroi se kjo është faza e parë e projektit, e cila përfshin ndërtimin e 18 km të para të aksit, dhe aktualisht punimet janë në fazën e pestë. “Puna po ecën me ritme të mira, me një progres prej 60% për këtë kantier. Pjesa tjetër e projektit është realizuar deri në 49%,” tha ajo.
Në këtë segment, parashikohet ndërtimi i gjashtë urave, ndërsa gjatë inspektimit u theksua se përfundimi i këtij loti është planifikuar për në qershor të vitit 2026. “Kjo është një fazë e rëndësishme për përfundimin e segmentit, i cili do të lërë rrugën dytësore funksionale dhe do të kalojë në një autostradë të tipit A, me shpejtësi deri në 130 km/orë. Do të kemi dy korsi nga secili krah, secila me një gjerësi prej 3.75 metra, dhe një korsi plus, që do të jetë e dedikuar për emergjencat me gjerësi 3 metra. Kështu, do të kemi gjithsej tre korsi përkatëse,” shpjegoi Balluku.
Top Channel