Ditën e sotme u prezantuan ministrat e rinj në qeverinë shqiptare nga Kryeministri i vendit zoti Edi Rama. Ajo që u vu re ishte se Zv.kryeministrja Belinda Balluku ëhtë ripërzgjedhur sërish në të njëjtin post si zv.kryeministre dhe ministre e infrastruktures.

Për këtë gazetari i njohur Roland Qafoku, ka folur në një lidhje të drejtpërdrrejtë me emisionin Breaking në Top News. Gazetari ka theksuar se zonja Balluku ka marrë një pushtet aq të madh sa edhe të frikshëm pasi në PS konkurenca ëhtë shumë e egër.

Gjithashtu ai e krahasoi edhe me gjyshin e sj të ndjerë i cili dikur ishte zv.kryeministër dhe njejt si ajo mori shum pushtet por në kulmin e tij u pushkatua.

“Influenca e znj. Balluku është e fortë si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, në gjithë historinë e qeverisjes së z. Rama që prej vitit 2013. Asnjë politikan nuk ka pasur jo vetëm jetëgjatësinë në detyrë, por edhe peshën specifike që ka zonja Balluku si numri dy i qeverisë dhe, veçanërisht, si ministre e Infrastrukturës. Ajo menaxhon pjesën më të madhe të “tortës” që ka qeveria, dhe si e tillë, konfirmimi i saj vjen si pasojë e mbështetjes që z. Rama i ka dhënë. Ajo që dihet është se Balluku ka krijuar një profil të fortë në pushtet.

Ka një përvojë të keqe mbiemri Balluku për tu bërë ajo kryeministre sepse në kulmin e pushtetit e mendonte edhe gjyshi i ndjerë i zonjës Balluku, ish-ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër, të ishte i tillë. Pikërisht kur ai mendoi se ishte më i fuqishëm se kurrë, Enver Hoxha e pushkatoi. Sot nuk ka pushkatime, por ka eliminime politike. Dhe sot, duhet ta themi, Balluku ka grumbulluar shumë pushtet si politik, ashtu edhe ekonomik dhe ky lloj pushteti, e them me dashamirësi, është pak i frikshëm, sepse politika jonë është e egër.

Sidomos klanet brenda PS-së kanë qenë të forta, dhe Veliaj, që ndodhet sot në qeli, ka ndier dorën e partisë së tij. Ne e dimë mirë rivalitetin brenda PS-së, ndaj qëndrimi i znj. Balluku nuk është i rehatshëm.”, tha gazetari.