Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, i cili në momentin që zv.kryeministrja Belinda Balluku mori fjalën, ai ka ndërhyrë duke e penguar që të flasë.

Shehaj i është drejtuar Ballukut duke i thënë se është një turp referuar statusit të saj si e pandehur nga SPAK e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa Balluku i tha se ai do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore.

“Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele si soprano, flit si burrë”, tha Balluku drejtuar Shehajt.

Në këto momente ndërhyri dhe Taulant Balla, duke  kërkuar 5 minuta pushim për t’i dhënë kohë deputet që të largohet nga salla.