Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me çështjen e zv.kryeministren Belinda Balluku duke u shprehur se ajo po prish provat.

Berisha: Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë këta që prokuroria t’i shpallë organizatë kriminale, përveçse faktit që janë zyrtarë dhe nuk do t’i quajë të tillë. Ndaj dhe ata hidhen. Ndaj dhe kanë ndërsyer mediat e tyre si lukuni me akuza monstruoze, me akuza të turpshme se u bë grusht shteti, se po përmbyset Kushtetuta, se po përmbyset rendi kushtetuese, në një kohë kur ajo që është e pafalshme, është e papranueshme është se nuk janë kualifikuar si grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim.

Kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre. Nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe. U zhdukën 400 milionë euro të inceneratorëve. Tani janë me qindra e qindra milionë të tjera dhe përsëri nuk kemi grup të strukturuar kriminal, nuk kemi organizatë kriminale në një kohë kur Edi Rama kryeson një organizatë të vërtetë kriminale që është qeveria e tij.

Top Channel