Pezullimi i zv.kryeministres Belinda Balluku për hetime si e pandehur ndaj dy çështjeve ka ngritur debat të gjerë në Shqipëri. Sot në emisionin “Shqipëria Live” ish-prokurori Ervin Karanxha ka shpjeguar nga ana juridike si do të funksionojë shkarkimi i saj.

Ai theksoi se Balluku është e pezulluar nuk ka të drejtë firme. Sipas sqarimit të GJKKO lidhur me pezullimin e saj thuhet se vendimi u mor pasi rrezikohet një dënim prej 5 vite e më shumë burg.

Karanxha theksoi se kjo ven si pasoje e hetimeve që janë duke u kryer dhe rrezikohet të kryhen vepra të tjera penale nëse ajo ka të drejtë firme, dhe mund të dalin të tjera prova gjatë hetimit.

“Jemi në mes të hetimit dhe presim hetime të tjera. Gjyqtari tha se rrezikohen vepra të tjera penale, pasi po hetohet dhe diçka tjetër. Veliaj u arrestua, pasi mund të prishte prova. Zbatimi i masave të sigurimit është në efekt të menjëhershëm. Ato janë të pezulluara.

Në letra jemi pa zëvendësuese.

Kur je e pezulluar, nuk ke të drejtë firme. Nëse firmos, mund të ketë pasoja, pasi mund të caktohet një masë tjetër. “, tha Karanxha.