Arrest me burg për Alban Mexhaj. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën për këtë person, i cili dyshohet si njeriu që furnizonte me armë “bandën e tritolit” të kapur pak muaj më parë.
Sipas burimeve të Prokurorisë, ky shtetas i ka shitur Julian Sinanajt 2 pistoleta dhe 1 antiplumb dhe këto armë, Sinanaj, i cili ndodhet në burg, i ka përdorur për të kryer vrasje.
Ndërkohë, po sipas këtyre burimeve, ndërmjetës për blerjen e armëve të shitura mes Alban Mexhaj dhe Julian Sinanaj, ka qenë i penduari Ndriçim Gjokona, i cili vazhdon të bashkëpunojë me drejtësinë. Ky i fundit dhe Sinanaj kishin mosmarrëveshje për prishje të pazareve.
Mexhaj, i arrestuar që në shkurt të këtij viti me 3 pistoleta, akuzohet për trafik armësh dhe sot në mjediset e burgut 302 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë.
29-vjeçari i lindur në Midhe të Pukës dhe banues në Vorë, do të përgjigjet tashmë për akuzat e ngritura nga Prokuroria.
5 qershor, 2014 (gazeta-Shqip.com)