Një rast zjarri është raportuar ditën e sotme në Pogradec. Një banesë është përfshirë nga flakët.
Brenda në banesë ka qenë një e moshuar e cila dyshohet se ia ka vënë vetë flakën shtëpisë. Sipas raportimeve, zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fqinjët e pallatit kanë bërë me dije policinë dhe zjarrëfiksen për banesën e përfshirë nga flakët. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së zjarrëfikëses dhe policisë, e moshuara është në gjendje të mirë shëndetsore dhe flakët janë shuar.