ndertesa bngladeshKryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka urdhëruar arrestimin e pronarëve të fabrikës, e cila është shembur të mërkurën.


Numri i të vdekurve nga rrëzimi i ndërtesës tetëkatëshe në Daka ka shkuar në 324.


Mësohet se policia deri më tani ka arrestuar dy nga pronarët e fabrikës, të cilët i kishin detyruar punëtorët të punonin në ambientet e saj, me gjithë para lajmërimet se ndërtesa kishte shfaqur të çara.


Ministri i Punëve të Brendshme të Bangladeshit, Shamsul Huk, ka thënë se do të arrestohen të gjithë njerëzit përgjegjës, “përfshirë arkitektin, inxhinierin dhe ndërtuesit”.


27 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)