Në fshatin Gjorm, ku mbrëmjen e djeshme ndodhi ngjarja tragjike dhe u ekzekutua me armë zjarri 36-vjeçari Dalan Alliaj, banorët dhe fqinjët ndajnë shqetësimin e tyre.
“Ne si banorë të fshatit Gjorm nuk dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Lajmin e morëm vesh nga mediat. Viktima ishte një djalë i mirë, i shkolluar, jetonte në Levan, por ishte me origjinë nga zona jonë. Për autorin nuk dimë shumë — nuk e kemi parë prej kohësh, kishte vite që nuk vinte në fshat. Vetëm dje u njoftuam për ngjarjen dhe jemi të tronditur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre,” thonë banorët.
Ndërkohë, ceremonia mortore e 36-vjeçarit do të zhvillohet në Levan të Fierit.
Top Channel
