Konflikti


E ndërsa, sipas parashikimeve të Ministrisë së Punës, mendohej se strehimi i romëve nuk do të ishte më temë për diskutim, aktualisht po ndodh krejtësisht e kundërta. Kjo, për shkak se banorët e zonës së Sharrës janë ngritur në protestë, madje kanë bllokuar edhe rrugën, në shenjë revolte kundër strehimit të romëve në këtë zonë. Tetë familje rome të mbetura pa strehë nga djegia e kampingut të tyre te zona pas Stacionit të Trenit, u vendosën pranë ish-repartit ushtarak në Sharrë pas negociatave të Bashkisë me Ministrinë e Punëve dhe Çështjeve Sociale. Por, me të mësuar këtë lajm, banorët e zonës së Sharrës kundërshtojnë që komshinjtë e tyre të jenë pjesëtarë të komunitetit rom. Situata është rënduar aq shumë saqë në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilët bindën banorët të hapnin rrugën me qëllim që të shoqëronin familjet rome në një vend tjetër, për të shmangur konfliktin e krijuar në këtë zonë.