
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka konfirmuar për gazetarët mbledhjen e përbashkët të deputetëve demokratë dhe të Aleancës për Ndryshim.
“Patjetër do të mblidhen në një tryezë, do të vazhdojnë të 59 deputetë opozitarë të PD dhe Aleancës për Ndryshim në Parlamentin e Shqipërisë”, tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe Sali Berisha u ulën së bashku në një tryezë më 5 shtator pas gati 2 vitesh përçarje të kësaj force politike.