Fondi 8.4 miliardë lekë të reja, ndryshime procedurash që të kenë ilaçe falas edhe për shtëpiaket
Lorina Mixha
Qeveria miraton listës e barnave me rimbursim për vitin 2013. Krahasuar me një vit më parë ka më shumë alternativa të shtrenjta dhe më shumë para të hedhura për barnat e rimbursimit.
Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Ministria e Financave kanë rënë dakord për të investuar për barna me rimbursim plot 8.4 miliardë lekë.
Këshilli i Ministrave miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme me 1540 barna kryesore dhe alternative.
“Në vitin 2005, për këtë listë paguheshin gjithsej 3.2 miliardë lekë dhe sot, kostoja e saj është 8.4 miliardë lekë. Në vitin 2005, buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka qenë gjithsej 50 milionë dollarë ose 5 miliardë lekë, sot është 30.8 miliardë lekë”, tha Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, 520 mijë pensionistë i kanë barnat 100 për qind të rimbursueshme, ndërsa kërkoi nga Ministria e Punës që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Shëndetësor të zgjidhë problemin e grave shtëpiake, të cilat hasin pengesa burokratike për përfitimin e barnave të rimbursueshme.
Kujdesi Shëndetësor
“Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2013 është pasuruar me 19 barna të reja, ku përfshihen 13 formëdoza të reja të barnave të listës, si dhe 6 principe aktive të reja, që trajtojnë sëmundje pak të mbuluara më parë, si barna reumatizmalë, për të sëmurët me kancer, barna neurologjike.
Barnat e reja të përfshira në listën e rimbursimit do të përdoren për trajtimin e leucemisë, diabetit, reumatizmit, insuficencës renale, epilepsisë rezistente ndaj mjekimeve të tjera, mungesës së hekurit te fëmijët, për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke e çuar në 426 numrin e barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2013”, tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, pas miratimit të listës së barnave nga Këshilli i Ministrave.
Fondi që do të përdoret nga ISKSH për rimbursimin e barnave këtë vit pritet të shkojë në 8.4 miliardë lekë të reja, pra rreth 500 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Ky fond është 2.5 herë më i lartë se fondi i shpenzuar për listën e barnave në vitin 2006, kur për barnat shpenzoheshin 3.4 miliardë lekë.
Fondi
Falë rritjes së fondit për barnat e rimbursueshme është bërë e mundur që skema të zgjerohet vit pas viti, jo vetëm me barna të reja, por me rritjen e popullatës përfituese deri në 2 herë.
Kështu, që nga viti 2005 deri më sot janë shtuar 159 barna të reja dhe 413 alternativa barnash duke e çuar listën e barnave të rimbursueshme në 426 barna ose 1135 alternativa barnash.
Sipas të dhënave tona, kategoritë që përfitojnë më shumë nga rimbursimi i barnave janë: Pensionistët, invalidët e plotë e të luftës, si dhe kategoritë e personave që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike si insuficencë renale, transplant organesh dhe sëmundjet e gjakut, zemrës, tensionit dhe sëmundjet respiratore, duke mbuluar rreth 95% të sëmundshmërisë kronike.
barna dhe principe të reja
1. Metformine +Vildagliptin 500/50 mg – antidiabetik oral
2. Metformine +Vildagliptin 850/50 mg – antidiabetik oral
3. Nilotinib 150 mg – leuceminë mieolide kronike
4. Leflunomide 20mg –artritin reumatoid; spondiloartropatit seronegative
5. Pregabalin 75 mg – antiepilektik
6. Pregabalin 150 mg – antiepilektik
7. Pregabalin 300 mg – antiepilektik
8 . Bromocriptine 2.5 mg – përdoret në çrregullime gjinekologjike, dhe e kombinuar në parkinson.
9. Sodium Ferric Gluconate Complex 781.2mg/100ml-240ml – antianemik në pediatri
- formë –doza të reja
1. Warfarine Sodium 3 mg – antikoagulant
2. Warfarine Sodium 5 mg – antikoagulant
3. Valsartan+Amlodipine (160+10) mg- kardiologji (sistemi renin- angiotensin)
4. Amlodipine+Valsartan+Hydrochlorthiazide(10+160+25)mg – kardiologji (sistemi renin- angiotensin)
5.Topiramate 50 mg – antiepilektik
6. Iron (III) Hydroxide Dextran Complex 100mg/2ml-2ml – antianemik
7. Erythropoietin zeta 2000 UI/0.6ml –antianemik (farmacinë e QSUT)
8.Insulinë Humane Biosintetike Neutrale 100NJ.N/ml-3ml – antidiabetik
9. Tamoxifene 20 mg –bar në terapinë endokrine
10. Budesonide inhaler 200 mcg/doze-200 doza – barna respiratorë