“Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Dhe sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të ikin të dy dhe të gjejmë rrugën për të bashkuar demokratët. Duke lënë mënjanë armiqësinë. Nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur të bëhemi alternativë.” tha Bardhi.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD të Basha dhe Berisha duhet të kapërcejnë veten për të bashkuar PD-në.
“Zoti Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për hap pas, por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten në interes të PD-së. Është moment i rëndësishëm për PD. Secili prej nesh bashkë me Bashën e Berishën duhet të kapërcejnë veten”.