Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka mbajtur ditën e sotme një fjalë të shkurtër për mediat teksa u shpreh se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se ju kërkua nga i gjithë grupi parlamentar.

Sipas tij e gjithë kjo situtaë për të është kthyer në një psikozë, ku edhe pse e di që nuk fiton sërish e ka të vështirë të dorëhiqet. 

Alizoti e konsideron këtë si një rast të rrallë në univers.

‘Të iki njëri nga ky vend. Fjala dorëheqje është dorëheqje. Unë arrita të kuptoj se nuk do të dorëhiqet. Dorëheqja është që njeriu mban dorëheqje personale. Unë marrë përgjegjësitë dhe largohem. Kjo nuk ndodhi, po shkon në një psikozë. Urgjentisht duhet të heq hekurat. Duhet që të hapi krahun pse qenka kaq e vështirë të ikësh nga pushteti kur nuk fiton. Ndejtëm kaq orë dhe nuk merr dotë një vendim të japë dorëheqjen. Të gjithë po diskutojmë, kemi të bëjmë me një rast të rrallë në univers.’– tha Alizoti./ Gazeta Shqip