Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshendetur arritjen e marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimn e Bashkimit Europian. Pas 11 ditësh tension, Prishtina e Beogradi zyrtar arritën një pakt për çështjen e reciprocitetit të targave.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Basha.