Në një konferencë për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj kërkesës për ndalimin e logove të dezinformuara në platformat online, duke e cilësuar këtë akt si një “vjedhje pronësie” të udhëhequr nga Edi Rama.

Berisha theksoi se ky ishte një akt i gabuar dhe i dënueshëm, duke shtuar se Lul Brava dhe ata që janë përfshirë në këtë çështje, janë duke e realizuar këtë veprim si pjesë e një misioni të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

“Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama, një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie,” deklaroi Berisha, duke e quajtur të papranueshme këtë lloj manovre politike dhe mediatike.

Kritikat e Berishës ishin të drejtuara ndaj logove të dezinformuara që përdoren në platformat online dhe që, sipas tij, janë të ndikuara politikisht dhe të manipuluara për të mashtruar qytetarët.

Shkresa e PD