
Boutaina Shaban
Një i dërguar i presidentit sirian, Bashar al-Asad, do të qëndrojë në Pekin për të biseduar me zyrtarët atje rreth situatës në Siri.
Ministria e Jashtme kineze ka bërë të ditur se Boutaina Shaban do të takojë ministrin e Jashtëm, Jang Jieçi, në kuadër të përpjekjeve të Kinës “për të promovuar zgjidhje politike të konfliktit në Siri”. Kina u ka vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Asadit.
Ndërkohë, sot në Siri pritet të arrijë shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos, për të vlerësuar rrjedhën e ndihmave emergjente. Rreth dy milionë civilë sirianë thuhet të jenë prekur nga kriza, ndërsa një milion të tjerë kanë braktisur shtëpitë.
14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)