Pas takimit të zhvilluar me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji ka falenderuar demokratët për pjesëmarrjen e tyre të madhe dhe energjinë e treguar gjatë aktivitetit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se takimi ishte një moment emocionues dhe shënon fillimin e një përpjekjeje pa kthim për të ringritur dhe ripërtërirë Partinë Demokratike. Më tej, ish-deputeti shprehu mirënjohje të thellë për gjithë demokratët e Durrësit.
“Një falenderim zemre për të gjithë demokratët e Durrësit, që na u bashkuan sot aq të shumtë dhe me plot shpresë. Ishte emocionuese. Nisëm nga aty një përpjekje pa kthim, për ta zgjuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike, për ta bashkuar më shumë dhe të gjithë bashkë të shkojmë drejt fitores! Mirënjohje përjetë për demokratët e Durrësit!”– shkruan Salianji.




