Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, demokrati Ilir Alimehmeti njoftoi se do të votojë pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Megjithatë, ai theksoi se socialistët po mbështesin këtë propozim për arsye politike.
Alimehmeti shtoi se nëse Veliaj ka kryer shkelje, këto nuk janë veprime individuale, por kanë qenë të përbashkëta me të tjerë brenda strukturave.
Ilir Alimehmeti:
Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin të mbyllet. Ka qenë objektiv i opozitës vendosjen e kryetarit të bashkisë para përgjegjësisë, por sot është kapitull i mbyllur, e di ai e dini dhje ju, ju po ia mbyllni këtë kapitull. Ai bashkë me ju i ka bërë këto shkelje. Po ne do ta votojmë pro propozimin për shkarkim.