Bashkia e Elbasanit ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit, edhe për kryetar këshilli.

Në vend të parë rezulton Partia Socialiste me 31.943 vota, e cila ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 14.545 vota.

-Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë ka marrë 944 vota

-Partia Republikane Shqiptare ka marrë 614 vota

-Partia Lëvizja e Legalitetit 786 vota

-Partia Demokracia Sociale 1470 vota

-Partia Socialdemokrate 1541 vota

-Partia Demokratike 8354 vota

-Aleanca Progresiste L.ZH.K 714 vota

-Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 1206 vota

-Bindja Demokratike 447 vota

-Partia Balli Kombëtar 356 vota

-Partia e Gjelbar 1240 vota

-Partia Ora e Shqipërisë 218

Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste.

Gledian Llatja i PS i cili ka drejtuar bashkinë Elbasanit 4 vitet e fundit ka fituar me 7721 vota diference ndaj kundërshtarit te tij te koalicionit “Bashke Fitojmë” Luçiano Boci.

Ky i fundit la mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Elbasanit. I konsideruar një figurë e fortë politike, gara në Elbasan u mendua se do të mbyllej me diferencë të vogël mes kandidatëve, por hamendësimet rezultuan jo të sakta.

Për herë të parë Elbasani votoi në mënyrë elektronike çka bëri për rreth 1 orë të mësohej rezultati.