Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ishte sot i pranishëm në Qendrën Komunitare Multidisiplinare, ku mori pjesë në aktivitetin e shpërndarjes së çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët nga familje në nevojë, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
Në fjalën e tij, Sulaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të japë mbështetje maksimale për fëmijët, duke nënvizuar rëndësinë që ka arsimi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për ta.
“Shkolla është ndër hapat e para më të rëndësishme të fillimit tuaj dhe bashkia e Tiranës jo vetëm këtu, por në çdo qendër tjetër sociale do ju ndihmojë, që të paktën të bëjmë të mundur që gjërat bazike apo gjërat kryesore të mos ju mungojnë asnjëherë. Do jemi në ndihmën tuaj, në krahun tuaj dhe gjithmonë dijeni që bashkinë e Tiranës e keni mbështetjen tuaj, të gjithë familjeve, të gjithë fëmijëve.