Ndërsa prezantoi masat e reja për sektorin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironi për ish paraardhësin e tij Sali Berisha në këtë dëtyre, duke sjellë në vëmendje dekaratat e tij kur i referohej Bathores si mrekullia e tetë e botës, si qyteti i parë i ndërtuar i gjithë pa leje.

“Bathorja mrekullia e tetë e botës, qyteti i parë i ndërtuar i gjithë pa leje dhe që thoshte në Lanë po ndërtojmë Zvicrën pa leje. Dhe ky kancer është luftuar në vijimësi dhe është fiksimi im ky kancer. Është tkurrur por nuk është shëruar. Nuk jemi sot në kushtet.. kjo është pjesë e një procesi, kur vetëm nga Lana kemi hequr 132 mijë ton mbetje inerte.

Sot nuk jemi në këto kushte, sot janë struktura të cmontueshme.

Sa i përket kateve pa leje, janë bërë por janë tëgjitha të konfiskuara. Janë marrë janë sekuestruar dhe në bazë të ligjit janë detyruar ti blejnë me cmimin e tregut. Edhe parablerjen e hoqëm tani, kush bën të re, nuk do e ketë më mundësinë ti përdorë njerëzit si Hamasi. Kate pa leje janë ndërtuar historikisht, por tani konfiskohen 4 mijë e kusur metra te Syri i Tiranës, do i marrë shteti, është nënshkruar kontrata.

Nuk e kujtoj shifrën sa m katror u ndërtuan në Tiranë, ishte koha kur të gjithë inspektimin e kishte pushteti qëndror një polici ndërtimore. Duhet pak kujtesë historike.”- u shpreh Rama.