Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Pjerin Ndreun.

“Siç kam unë pikturën në zyrë, ky s’rri dot pa bë drejtorin e Policisë, kur sheh një gjë që nuk shkon në rrugë.

Por as unë dhe as ky me sëmundjen profesionale të policit nuk i kemi sjell dëm, por kemi bërë më shumë se të tjerët”, tha Rama.

Pjerin Ndreu para se t’i hynte politikës ka mbajtur postin drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, drejtor i Policisë Kufitare Shkodër 1999-2002.