Llogaria zyrtare në platformën X e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, publikoi videon ironike dhe tallëse mes liderëve evropianë në samitin e Kopenhagenit, ku kryeministri shqiptar Edi Rama ironizoi presidentin amerikan Donald Trump për ngatërrimin e vendeve Shqipëri dhe Armeni.
Krahas videos, Newsom shkroi: “Në kohën e Trump, Amerika po përqeshet.”
Ky koment vjen në kohën kur debate dhe diskutime janë ndezur për mënyrën se si udhëheqësit botërorë po përballen me presidentin Trump dhe ndikimin e tij në skenën ndërkombëtare, sidomos pas batutës së Ramës që u përfol gjerësisht.
Ndërkohë, Rama ka shpjeguar se komenti i tij ishte një moment humori mes miqsh dhe jo një sulm politik, duke theksuar se vetë ai dhe liderët e tjerë e konsiderojnë Trump si një prej figurave më të rëndësishme që solli paqe.
