BBC Travel ka publikuar një artikull të posaçëm që i kushtohet agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, duke vlerësuar bukuritë natyrore dhe pasurinë e traditave gastronomike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e këtij artikulli, duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e përmbajtjes janë recetat tradicionale të gjysheve shqiptare, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi të vyer kulinare që është ruajtur brez pas brezi.

Artikulli i BBC-së thekson ndërlidhjen e ngushtë të kulinarisë me natyrën dhe mikpritjen e shqiptarëve, duke promovuar eksperiencat e agroturizmit si një mundësi për të zbuluar shijet autentike të vendit.

“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan kryeministri.